Dy vajza janë rrahur me njëra-tjetrën në komunën e Deçanit dhe nuk dihet motivi që i ka shtyrë drejt zgjidhjes së konfliktit me dhunë, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Republikës së Kosovës, bëhet e ditur se lidhur me rastin, njëra nga të dyshuarat ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ashtu siç konfirmon, Policia viktima ka marrë ndihmë mjekësore shkak i lëndimeve.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i njëjti ka dhënë urdhër që e dyshuara që i ka shkaktuar lëndime viktimës të dërgohet në mbajtje./KosovaPost/