Rama: 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private
Kryetari i Komunë së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se 325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Më tutje ai ka thënë se Komuna ka ndarë 100.000 euro, e që i bie që 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.
Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimet e më pas do të publikohet lista e përfituesve, ka shtuar më tutje i pari i Prishtinës.
























