Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përkujtuar Adem Jasharin, në ditëlindjen e tij.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se Jashari ndonëse ra dëshmor, la trupin e tij si monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke ngjitur shpirtin e tij në altarin qiellor të heronjve.
Postimi i plotë i Ramës:
68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit.
























