Kryeministri Edi Rama, i ka dhënë një dekoratë mirënjohje Halil Kastratit, kjo për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës, përcjell KosovaPost
”FALEMINDERIT! Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës”,-shkruan Rama në Facebook.