Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare

    Kurti nga SHBA-të: Mërgata dikur sakrifikonte për Kosovën, sot mund të investojë për të fituar

    Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

    Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

    MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

    Çmimi i naftës bie në tregje ndërkombëtare

    PDK propozon ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Lugina e Preshevës në fokus, Kamberi flet në ShBA për diskriminimin e shqiptarëve

    Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

    Schuebel: Vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Armiqtë brenda nesh

    Armiqtë brenda nesh

    Kalaja e Prizrenit mbyllet përkohësisht për vizitorët

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar

27 Qershor 2024, 16:14
në Drejtësi, Lajme
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
Share on FacebookShare on Twitter

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit që disa prova në lidhje me një dëshmitar të përjashtohen nga procesi gjyqësor pasi trupi gjykues kishte konstatuar se kishin efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin.

Kjo është bërë e ditur përmes konferencës javore të DhSK-së, nga zëdhënësi i saj, Michael Doyle.

“Në çështjen Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit, më 19 qershor, trupi gjykues miratoi një kërkesë të Mbrojtjes së Selimit për t’i përjashtuar nga procesi disa prova në lidhje me një dëshmitar. Trupi Gjykues konstatoi se provat përkatëse kishin vlerë provuese të kufizuar dhe kanë efekt dëmtues të konsiderueshëm për të akuzuarin”, ka thënë Doyle.

Ai  ka thënë se trupi gjykues kishte udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të mos bënte pyetje në lidhje me këtë provë si dhe e kishte paralajmëruar dëshmitarin që të mos flas për të gjatë dhënies së dëshmisë.

“Gjithashtu, trupi gjykues udhëzoi Prokurorinë të mos bënte pyetje në lidhje me këtë provë gjatë dhënies së dëshmisë prej dëshmitarit dhe të paralajmëronte dëshmitarin të mos fliste për të gjatë dhënies së dëshmisë”, ka thënë Doyle, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Zëdhënësi i DhSK-së ka njoftuar se në të njëjtën çështje gjyqësore është miratuar kërkesa e ZPS-së që dy dëshmitarë të dëshmojnë përmes video-lidhjes e që njëri ishte për shkaqe shëndetësore dhe tjetri për arsye sigurie.

“Më 20 qershor, trupi gjykues miratoi një kërkesë të Prokurorisë për të lejuar dy dëshmitarë të japin dëshmi nëpërmjet video-lidhjes. Njëri prej dëshmitarëve nuk mund të udhëtojë për shkaqe shëndetësore, ndërsa për dëshmitarin tjetër Prokuroria ngriti shqetësime për shkaqe sigurie. Trupi gjykues theksoi se palët mund t’u bëjnë pyetje dëshmitarëve njësoj sikur të ishin në sallë të gjyqit dhe ekipet e Mbrojtjes nuk paraqitën kundërshtime ndaj kërkesës.  Trupi gjykues theksoi gjithashtu se dëshmia nëpërmjet video-lidhjes mund të çojë në proces gjyqësor më të shpejtë”, ka thënë ai.

Michael Doyle ka treguar edhe për mbarëvajtjen e seancave gjatë kësaj jave në këtë çështje gjyqësore si dhe për kërkesën e dëshmitarit Fondaj për përfaqësim ligjor.

“Seancat në këtë çështje gjyqësore rifilluan këtë javë me dëshminë e dëshmitarit të 73-të të Prokurorisë. Sipas përmbledhjes së Prokurorisë, dëshmitari, Kurtesh Fondaj, është ish-ushtarak i UÇK-së i Zonës Operative të Pashtrikut. Z. Fondaj dha dëshmi kryesisht në seancë publike dhe pa masa mbrojtëse. Të mërkurën paradite, në fillim të seancës, dëshmitari Kurtesh Fondaj kërkoi të kishte përfaqësim ligjor, pas pyetjeve të Trupit Gjykues një ditë më parë”, ka thënë ai.

Doyle ka treguar se kjo kërkesë nuk është miratuar pasi sipas trupit gjykues, dëshmitarëve iu ofrohet avokat vetëm nëse ka shqetësime në lidhje me vetëinkriminim dhe se ky rast nuk ishte i kësaj natyre.

Më tutje, ai ka thënë se seancat e radhës në këtë çështje gjyqësore pritet të fillojnë më 1 korrik.

“Të mërkurën pasdite dha dëshmi dëshmitari i 74-t i Prokurorisë, që dëshmoi në seancë private. Pas kësaj, seancat përfunduan për këtë javë. Seanca e ardhshme në këtë çështje gjyqësore është caktuar për të hënën, 1 korrik, duke filluar në orën 10:00 paradite”, ka thënë ai.

Ndërsa, në lidhje me çështjen gjyqësore Januzi, Bahtjari dhe Shala është marrë vendim që të zgjatet afati për dorëzimin e dosjeve gjyqësore paraprake nga ekipet e mbrojtjes.

“Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, më 20 qershor, Gjykatësja e Procedurës Paraprake miratoi kërkesën e z. Januzi për zgjatje të mëtejshme të afatit për dorëzimin e dosjeve gjyqësore paraprake nga ekipet e Mbrojtjes. Gjykatësja vendosi se dosjet gjyqësore paraprake duhet të dorëzohen vetëm pasi ajo të lëshojë vendimin mbi kërkesën e Prokurorisë për ndryshim të aktakuzës në këtë çështje gjyqësore. Gjykatësja e Procedurës Paraprake urdhëroi që dosjet gjyqësore paraprake të Mbrojtjes të dorëzohen brenda shtatë ditësh nga lëshimi i vendimit mbi kërkesën e Prokurorisë për ndryshim të aktakuzës. Gjykatësja e Procedurës Paraprake vendosi gjithashtu se data paraprake për t’ia kaluar dosjen gjyqësore trupit gjykues do të caktohet 14 ditë pas vendimit mbi kërkesën e prokurorisë”, ka thënë ai.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare

Salih Sekiraqa ballafaqohet me pronarin e lokalit: A ke qenë najher tek unë me lyp pare

12 minuta më parë
Kurti nga SHBA-të: Mërgata dikur sakrifikonte për Kosovën, sot mund të investojë për të fituar

Kurti nga SHBA-të: Mërgata dikur sakrifikonte për Kosovën, sot mund të investojë për të fituar

1 orë më parë
Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

Për gjashtë muaj e parë të vitit mërgata dërgoi 692 milionë euro në Kosovë

2 orë më parë
Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

Kurti vizton Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në New York

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH