Kryeministri Edi Rama ka thënë në një prononcim të shkurtër për “Financial Times” se ne kemi nevojë për super luks, ashtu si shkretëtira ka nevojë për ujë. Rama ka folur për “Financial Times” rreth planeve të Jared Kushner në Shqipëri duke sqaruar se qasja fillestare për projektin miliona dollarësh të dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për transformimin e ishullit të Sazanit u bë nga vetë Kushner. Kjo ndryshe nga planet e investimeve në Serbi, të cilat duket se patën një “negociator”, pikërisht ish-të Dërguarin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Ne kemi nevojë për super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë..
Kushner dhe Grenell bënë uverturën në Shqipëri përpara se të ktheheshin për të investuar në Serbi. I vetmi ndryshim është se në Shqipëri ishte Kushner, jo Grenell, ai që bëri qasjen fillestare..
Në Serbi sigurisht që Grenell ishte prezantuesi, por këtu jo”, thotë Rama.
Në mars të këtij viti Rama tha Kushner ka bërë një kërkesë zyrtare për ishullin e Sazanit, që ai të investojë aty për ngritjen e një resorti turistik luksoz. Po ashtu, Rama ka thënë po ashtu se Kushner me kompaninë e tij nuk ka bërë kërkesë zyrtare sa i takon Zvërnecit.