Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se me Italinë sapo ka përfunduar negocimi teknik i marrëveshjes për pensionet.
Ai ka treguar se sa shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
“Pas përfundimit të procesit teknik. do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi”, ka thënë Rama, transmeton kk.