Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot një vizitë dyditore në Spanjë, përcjell KosovaPost.
Rama është pritur në takim nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanches vetëm një ditë para pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin gjigand të turizmit “FITUR, Madrid”.
Nesër (e mërkurë), Rama do të marrë pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR 24” që do të bëhet nga Mbreti i Spanjës Felipe VI, ku do të prezantohet diversiteti i pasur turistik i Shqipërisë, si një destinacion unik për t’u promovuar e vizituar.
Gjatë pjesëmarrjes në panair, kryeministri Rama do të takohet me sipërmarrës dhe drejtues të kompanive prestigjioze botërore, si dhe përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit.