Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur nëpërmjet raportit ditor se sot 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast vdekje gjatë 24 orëve, shkruan KosovaPost.
Krahasuar me ditët e kaluara, vërehet një përshkallëzim i situatës me pandemi në Kosovë, duke pasur parasysh se dje ishin 9 raste gjithsej pozitiv, vërehet një ngritje e dukshme e rasteve me COVID-19.
Të dhënat e raportit:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.
Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983.
Në total numri i rasteve aktive është 322.