Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është raportuar i zhdukur dje në Gjilan.
Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se personi ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, theksohet në raportin e policisë.