Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Haxhiu viziton Tërnavën, uron qytetarët për Fitër Bajramin

    Haxhiu viziton Tërnavën, uron qytetarët për Fitër Bajramin

    Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

    Dëshmia tronditëse kundër Vuçiç, gazetari: Si i vriste fëmijët me snajper, ja çfarë pritet të zbulohet

    Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

    Kurti: Urime Bajrami, vlerat e solidaritetit dhe paqes të bashkojnë të gjithë

    Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

    Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për bashkim kombëtar dhe paqe në mesazhin e tij për Fitër Bajrami

    Osmani uron Fitër Bajrami, viziton Myftiun Naim Tërnava

    Osmani uron Fitër Bajrami, viziton Myftiun Naim Tërnava

    Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Bedri Hamza uron Fitër Bajramin: Thirrje për solidaritet, paqe dhe begati

    Në Bajram, Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise

    Në Bajram, Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise

    Mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit në Tiranë

    Mijëra besimtarë falën namazin e Bajramit në Tiranë

    Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

    Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Reagim i KMDLNj-së , Gjykata Speciale R*aciste, mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin

09 Dhjetor 2024, 12:14
në Lajme
Reagim i KMDLNj-së , Gjykata Speciale R*aciste, mbi Kushtetutën dhe mbi shtetin
Share on FacebookShare on Twitter

Policë të paidentifikuar para dy dite arrestuan Bashkim Smakën, luftëtarin e UÇK-së dhe ish shefin e AKI – së, Fadil Fazliun, ushtarin e UÇK-së dhe vëlla të dy dëshmorëve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, Isni Kilaj, ushtarin e UÇK-së dhe ish- kryetarin e Malishevës.

Për orë të tëra bastisën shtëpinë e Hajredin Kuçit, bartës i shumë posteve të larta në Kosovën e pasluftës ish – ministër i Drejtësisë dhe pjesë e ekipit mbrojtës të presidentit Thaçi në Hagë. Atij iu la urdhërlajmërimi për paraqitje para Gjykatës Speciale Raciste në Hagë më 9 dhjetor 2024.

Presidenti Thaçi nuk u arrestua sepse mbahet i arrestuar më shumë se katër vite në Burgun e Hagës. Prokuroria e Inkuizicionit Special kundër UÇK – së dhe shqiptarëve ngriti një aktakuzë duke cilësuar si një grup i organizuar dhe i angazhuar për të penguar administrimin e drejtësisë duke bërë presion ndaj dëshmitarëve. E keqja që po përsëritet është se Policia e Kosovës po merr pjesë, në cilësinë e punëtorit fizik edhe gjatë bastisjes si dhe arrestimit të shqiptarëve, kryesisht ushtarë të UÇK-së, familjarë apo përkrahës të luftës. Ndonëse procesi ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është duke vazhduar para një trupi gjykues të korruptuar profesionalisht, moralisht dhe mbase edhe materialisht, nuk iu bëhet vonë që Thaçin ta akuzojnë edhe për një vepër tjetër që në shtetet normale nuk ndodhë shpesh.

Në fakt, në ish – Jugosllavinë ka pasur raste kur shqiptarët gjatë procesit të gjykimit ngarkoheshin edhe një aktakuzë të çastit për t’i dënuar disa vite më tepër. Kjo histori represive dhe regresive po përsëritet në Hagë nga mashtruesit juridikë, armiqësisht të disponuar kundër luftës për liri dhe UÇK-së.

KMDLNj, që nga fillimi e ka kundërshtuar këtë gjykatë sepse ndanë “drejtësi” sipas kriterit etnik sikur që cakton përgjegjësinë gjithashtu sipas parimit etnik. Mbi 90% të viktimave nuk i trajton vetëm se janë shqiptarë sikur që falë 90 % për qind të atyre që planifikuan, nuk e penguan apo e kryen krimin shkaku se janë serbë. Kësi rasti nuk mund ta gjeni askund në botë ku janë formuar gjykata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, që nga Gjyqi i Nyrembergut e deri te ky monstrum juridik, GJSR në Hagë. Kjo gjykatë është themeluar në kushte të një terrorizimi nga faktori ndërkombëtar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës kurse, me shantazh dhe mashtrime i është bartë tërë autoriteti vendimmarrës kësaj organizate të përbashkët “juridike” në Hagë duke e zhveshur Kosovën 100 për qind nga ushtrimi i sovranitetit juridik ndonëse, nga të dyja palët thuhet dhe pranohet se GJSR është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe se e njëjta është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës që rrjedhimisht nënkupton se duhet të punojë sipas ligjeve të Kosovës dhe duhet ta respektojë Kushtetutën e Kosovës. Kjo Gjykatë përkundrazi brutalisht ka dhunuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës sikur që shtetin e Kosovës e ka shpërfillur me paturpësinë më të madhe. Me Serbinë, prokurorinë dhe gjykatat e këtij shteti ka bashkëpunuar ngushtë dhe miqësisht e sidomos me shërbimet informative dhe kundërinformative nga ka siguruar dëshmitarë të sajuar dhe materiale që përbëjnë afërsisht 70 për qind të materialeve “dëshmuese” dhe dëshmitarëve serbë dhe atyre që flasin shqip.

Kjo GJRS nuk ka asnjë shenjë identifikuese të shtetit të Kosovës sikur që as gjuha shqipe nuk është zyrtare. GJSR bashkëpunon me pushtetin aktual vetëm në dëm të të akuzuarve, që edhe e ka pëlqimin e tyre.

Ky devijim juridik nuk është aspak transparent, askujt nuk i jep llogari dhe nuk lejon monitorim të pavarur. Nuk krijon kushte për një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika dhe grupet e interesit. Në çdo mënyrë përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen efektive të të akuzuarve. Brutalisht e shkelë parimin e publicitetit sikur që e dhunon prezumumin e pafajësisë përmes kërcënimeve publike të Baba Vangës – Ekaterina Trandafilova, Jack Smith etj. Deri më tani nuk është marrë asnjë vendim në favor të të akuzuarve, janë refuzuar thuaja të gjitha kërkesat e tyre. Të gjitha vizitat, të privilegjuara dhe jo të privilegjuara janë përgjuar, janë lejuar të vizitohen edhe nga persona që kanë dhënë informata te kjo prokurori dhe gjykatë.

Kuvendi i Kosovës ka pasur qëndrim qyqar duke mos guxuar as të kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria për të burgosurit, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Këta mjeranë, jo që nuk kanë guxuar të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut por, paturpësisht kanë marrë edhe mëditje për këto vizita. Edhe vizitat i kanë bërë selektive, në baza politike dhe partiake.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi disa herë i janë drejtuar GJSR për shkak të anshmërisë së tyre, çdo herë janë refuzuar. Çka iu mbetet të ndërmarrin në mbrojtje të drejtave të tyre për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht dhe nga grupet e interesit në kohën kur pushteti aktual është rreshtuar prapa prokurorisë dhe gjykatës?!

  1. Të kërkojnë monitorues ndërkombëtarë dhe vendorë që do të monitorojnë gjykimin.
  2. Të refuzojnë t’i përgjigjen pyetjeve në rrethana ekzistuese.
  3. Ta refuzojnë këtë gjykatë në këtë përbërje.
  4. Të mos marrin pjesë në gjykim dhe, si masë e skajshme
  5. Greva e urisë për sensibilizim të opinionit për mohim të një të drejte elementare të njeriut për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht dhe nga grupet e interesit.

Në Kosovë do të duhej të organizoheshin më seriozisht të burgosurit politikë dhe veteranët e luftës në mbrojtje të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria që janë në Hagë sikur që edhe institucionet që do të dalin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 duhet ta dëshmojnë pronësinë mbi këtë gjykatë nëse vërtetë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe punon sipas ligjeve të Kosovës. Nëse jo, atëherë po ky Kuvend duhet ta zhbëjë këtë trup të huaj në sistemin e Drejtësisë të Kosovës që në seancën e parë.

Etiketat: Gjykata SpecialeHashim ThaçiKLMDNJ
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Specialja pritet të bastis edhe banesën e prindërve të ish-këshilltarit të Thaçit

‘‘Dielli do të lindë përsëri’’, Behrami ndan një video të rrallë të Thaçit: Specialja, vendi ku vdiqën vlerat e Perëndimit

10 muaj më parë
Mbahet konferenca për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Garancia e policisë nuk kryen punë, Specialja ua refuzon kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

10 muaj më parë
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore

10 muaj më parë
Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

10 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH