Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe vetë aleanca është e vetëdijshme për këtë, është shprehur zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Alexander Venediktov
“Kiev-i është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore. Natyrisht, ata po tërheqin vëmendjen te vetja”, tha zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Alexander Venediktov.
Derisa një zyrtar i lartë i NATO-s tha për Reuters se nëse diçka e tillë do të bëhej realitet, Rusia do të përballej me pasoja të paprecedenta dhe do të kishte një përgjigje fizike nga aleatët dhe vetë aleanca ushtarake.
“Një suIm bërthamor rus do të shkaktonte një “përgjigje fizike” nga aleatët e Ukrainës dhe potencialisht nga NATO. Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte “pasoja të paprecedentë” për Rusinë. Pothuajse me siguri do të kishte një përgjigje fizike nga shumë aleatë dhe potencialisht nga vetë NATO-ja”, ka thënë një zyrtar i lartë i aleancës.
Zyrtari shtoi se Moska po përdor kërcënimet e saj bërthamore kryesisht për të penguar aleancën dhe vendet e tjera që të hyjnë drejtpërdrejt në Iuftën e saj kundër Ukrainës.