Eksperti i njohur politik rus Aleksandır Dugin, i cili humbi vajzën e tij Darya Dugina në një sulm me bombë në Moskë muajin e kaluar, tha se Perëndimi bëri një gabim duke mos marrë shumë seriozisht mundësinë e sulmit bërthamor të Rusisë dhe se opsioni bërthamor u konsiderua seriozisht brenda qeverisë ruse, transmeton Kosova Post.
Dugin, një nga ekspertët më të rëndësishëm politikë të Rusisë dhe i referuar gjithashtu si “truri” i Presidentit Vladimir Putin, deklaroi se mundësia e një lufte bërthamore po rritet.
Duke thënë se Perëndimi bëri një gabim duke mos marrë shumë seriozisht mundësinë e sulmit bërthamor të Rusisë, Dugin pohoi se një opsion i tillë ishte konsideruar seriozisht brenda qeverisë ruse.
Eksperti rus, i cili mbështet pushtimin në Ukrainë, tha për mundësinë e një sulmi bërthamor, “Kjo është shumë e mundur. A e konsideron dikush këtë mundësi në Rusi? Nuk ka dyshim për këtë”, tha ai. “Perëndimi mendon se është bllof, por është gabim,” tha Dugin, duke shtuar se humbja e luftës do të ishte e papranueshme për Rusinë dhe se skenari bërthamor nuk mund të injorohet.
“RUSIA NËSE HUMBË LUFTËN, ËSHTË FUNDI I REGJIMIT”
Duke vënë në dukje se lufta në Ukrainë kishte filluar të shndërrohej në një luftë botërore , Dugin argumentoi se humbja e luftës nga Rusia nuk do të ishte vetëm fundi i regjimit në vend, por gjithashtu do ta çonte të gjithë botën në katastrofë./KosovaPost/.