Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar që Dr. Shemsedin Dreshajt po tentohet që t’i penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për deputet.
Haradinaj, ka njoftuar që Dr. Shemsedin Dreshajt po tentohet që t’i penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për deputet.
Haradinaj tregon se sipas informacioneve që i ka, bëhet fjalë për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën sipas Haradinajt, kandidati Dreshaj e kishte paguar para tre vjet e tre ditë më parë. “Një vendim i tillë është i çuditshëm. Aleanca do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për t’u ankuar kundër këtij vendimi”, ka shkruar ne Facebook Haradinaj.