Menjëherë pas kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku akuzoi qeverinë për propagandë, reagoi ministri i Financave, Hekuran Murati i cili akuzoi partinë opozitare se u beson “gënjeshtrave të veta”. Ai thotë se në LDK janë “çu i madh e i vogël tash e disa ditë duke dredhë numra e grafikona, vetëm e vetëm që ta bindin ndo kë se rrenat e tyre janë të vërteta”, shkruan ai, përcjell KosovaPost.
Në fakt, kjo çfarë po bën LDK-ja, sipas Muratit, është vetë definicioni i propagandës, “që një rrenë duhet të përsëritet mjaftueshëm derisa të fillojë të bëhet e besueshme”.
“Për investimet kapitale, të vërtetën e thotë raporti zyrtar financiar, i cili edhe auditohet – investimet kapitale buxhetore për vitin 2023 janë 561 milionë euro. Lumiri në anën tjetër po mundohet të na bindë që kjo nuk qenka e vërtetë, sepse sipas tij, ne i paskemi llogaritë edhe investimet e realizuara nga komunat, e që sipas tij “shumica udhëhiqen nga LDK-ja”. E para, investimet kapitale buxhetore çdoherë llogariten duke përfshirë të gjitha nivelet”, shkruan Murati.
Ndiqeni të plotë reagimin e Ministrit Muarti.