Eden Hazard u transferua nga Chelsea në Real Madrid në vitin 2019.
Megjithatë sulmuesi belg nuk ka arritur të vazhdoj formën e mirë që e kishte te Chelsea, edhe te skuadra nga Madridi.
Ai për dy vite te Real Madrid ka vuajtur shumë lëndime të cilat e kanë lënë jashtë fushave të blerta sulmuesin belg në ndeshje të rëndësishme për klubin madrilien.
Sipas raportimeve të Marca, Real Madrid tashmë është e vendosur që ta shes belgun në verë.Hazard ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, dhe çmimi që duhet të paguajnë klubet që duan t’a transferojnë atë është 100 milionë euro.