Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se i ka kërkuar të gjithëve në klub të heshin sa i përket temës së Topit të Artë.
Sipas gazetarit të AS, Sergio Lopez, Real Madrid ka miratuar ‘ligjin e heshtjes’ në lidhje me Topin e Artë.
Askush nuk duhet të flasë për çmimin apo ceremoninë pasi vendimi i klubit është të injorojë plotësisht temën e çmimit më të madh individual.
Më herët, klubi anuloi transmetimin e tyre zyrtar televiziv që mbulonte Topin e Artë 2024 dhe bojkotoi ceremoninë në tërësi.
Rodri fitoi në mënyrë sensacionale Topin e Artë 2024, pavarësisht pritshmërive fillestare që Vinicius Junior do ta merrte atë.tg.