Real Madridi është kualifikuar në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës, pasi mundi Mallorca-n, me rezultat 3-0, të enjten mbrëma.
‘Los Blancos’ gjatë terë lojës kishin iniciativë në terren në duel me Mallorca-n e Vedat Muriqit, krijuan më shumë raste dhe tri herë e dërguan topin në rrjetën kundërshtare.
Të besuarit e Carlo Ancelottit, golin e epërsisë e arritën në pjesëlojën e dytë përmes Jude Bellingham në minutën e 63-të, derisa për epërsinë prej 2-0 u përkujdes Valjent me autogolin e tij në minutën e 90+3’, kurse, dy minuta më vonë goditjen e tretë dhe të fundit Mallorca-s ua Rodrygo për rezultatin përfundimtar 3-0.
Real Madridi kalon në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës, ku do të ndeshet me rivalin e përbetuar Barcelonën.
Finalja mes madrilenëve dhe katalonasve do të luhet të dielën prej orës 20:00.