Trajneri i ‘Los Blancos’ Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kroatit Luka Modriç për një periudhe dyjavore.
Kroati 37-vjeçar ka luajtur në të dy takimet e fundit në Ligën e Kombeve me kombëtaren e vendit të tij dhe është kthyer në Madrid i mbingarkuar.
Sipas raportimeve të para të mediave spanjolle, mesfushori i Realit pritet të mungojë nga 8 deri në 10 ditë, por kohëzgjatja e qëndrimit të tij larg fushave mund të shkojë deri në dy javë.
Nga stafi mjekësor i Realit është theksuar se ai ka një mbingarkesë muskulore.
Situata e tij nuk duket problematike, por në Madrid shpresojnë që ai të jetë i gatshëm për trajnerin Ancelotti për “El Clasicon” e 16 tetorit kundër Barcelonës në “Bernabeu”./rtk