Futbollistja amerikane Naomi Girma u bë futbollistja më e shtrenjtë në histori pasi u transferua nga San Diego Wave në Chelsea të Londrës.
Chelsea njoftoi nënshkrimin e Girma pa bërë të ditur tarifën e transferimit, por “The Athletic” dhe “BBC” ishin mes atyre që zbuluan se kampionët anglezë shpenzuan 1.1 milion euro për transferimin.
Shuma e mëparshme rekord për transferimin e një futbolliste ishte 900 mijë euro, të cilën Bay FC e pagoi në shkurt 2024 për ardhjen e 24-vjeçares Racheal Kundananji nga CFF e Madridit.
Girma u prezantua në fushë para tifozëve të Chelseat në prag të ndeshjes së të dielës kundër Arsenalit në “Stamford Bridge”.
Girma bëri debutimin e saj për kombëtaren amerikane në vitin 2022.
Ajo u shfaq në 44 ndeshje dhe ishte anëtare e ekipit që fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit.s.n.