Kryetari i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një video nga ura e Liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut, ka ftuar qytetarët cep më cep vendit të marrin pjesë në tubimin elektoral, siç e ka quajtuar ai, më të madhin ndonjëherë në Prishtinë.
Kurti ka thënë se tubimi do të mbahet sonte në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë në orën 19:00 dhe do të jetë tubimi më I madh I mbajtur ndonjëherë.