Britani e Madhe ka emëruar Karen Pierce si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Britania e Madhe thotë se Karen Pierce është e përkushtuar për të forcuar partneritetet tona në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sigurinë evropiane dhe për të trajtuar problemin e përbashkët të migrimit të parregullt.
“Karen Pierce, një nga diplomatet më me përvojë të Britanisë së Madhe, është emëruar e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.