Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë, nga sulmet që Izraeli ka kryer prej 10 majit në Rripin e Gazës nën bllokadë, kanë humbur jetën 200 njerëz, përfshi këtu 59 fëmijë dhe 35 gra, si dhe janë plagosur 1.307 të tjerë, transmetom Kosova Post.
E njëjta deklaratë thekson se 398 nga të plagosurit janë fëmijë dhe 46 nga personat e shtruar në spitale janë në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër, grupet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës vazhdojnë të lëshojnë raketa si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite.
Tre persona morën plagë të lehta pasi një raketë e hedhur pasdite nga Gaza goditi një apartament në qytetin jugor Ashdod të Izraelit.
Që nga fillimi i sulmeve izraelite më 10 maj, 10 veta kanë vdekur në Izrael për shkak të raketave të lëshuara nga grupet e rezistencës palestineze.
Ndërkohë, 112 palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së forcave izraelite me plumba të vërtetë dhe plastikë ndaj demonstratave të organizuara në zona të ndryshme të Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor të pushtuar për të mbështetur Rripin e Gazës nën agresionin e Izraelit.
Nga data 10 maj e deri më sot, 19 palestinezë kanë humbur jetën për shkak të ndërhyrjes së forcave izraelite kundër demonstratave të mbajtura në Bregun Perëndimor në mbështetje të Gazës.(AA)