Shkruan: Faton Gashi
Për të shkatërruar një komb nuk nevojitet një bombë atomike, apo raketa me rreze të gjatë veprimi.
Gjithçka që duhet është mungesa edukimit apo t’ja ulni cilësinë e arsimit.
Në atë mënyrë që t’ju lejoni nxënësve dhe studentëve kopjimin dhe mashtrim në provime, t’i vlerësoni njohurit e tyre më kritere tjera, e jo përmes dijes.
Pas kësaj, pacientët vdesin nga një mjek i tillë.
Ndërtesat rrëzohen nga një inxhinier i tillë.
Drejtësia zhduket më prokuror dhe gjyqtarë të tillë.
Korrupsioni lulëzon me politikanë të tillë.
Përpos kësaj, mungesa afatgjatë e edukimit mund të shpërfytyrojë dhe ngatërrojë aq shumë të kuptuarit, saqë arsyeja e shëndoshë dhe gjykimi i drejtë shtrembërohet plotësisht.
Një popull me edukim të dobët nuk mund të dallojë jo vetëm të mirën nga e keqja, por as përfitimin e tij nga dëmi i dukshëm.
Atëherë vend më një shoqëri të tillë bëhet i pajetueshëm, fillon të braktiset nga të rinjtë, e më pastaj të zgjuarit ikin, të pasurit largohen, të diturit strehohen dhe do të mbeten vetëm pleqët të varfërit dhe të paaftët, në atë masë boshatiset sa pothuase vendin e mori mortja!