Bashkëlojtarët te Kombëtarja e Brazilit, Richarlison dhe Vinicius Junior u kacafyten mes vete duke shkaktuar një grindje të ashpër, e cila përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së bashkëlojtarëve.
Dyshja sulmuese pothuajse u përplasën edhe fizikisht gjatë të shtunës në një seance stërvitore përpara miqësores së Selacaos me Japoninë të hënën.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin, në të cilin u panë teksa grinden ylli i Evertonit, Richarlison dhe ai i Real Madridit, Viniciur Jr.
Bashkëlojtarët e tyre te kombëtarja e Brazilit – përfshirë superyllin e PSG-së, Neymar – u futën shpejt në mes për t’i ndarë ata.
Por, ndërhyrja e tyre u duk se e zemëroi më tej Richarlisonin, i cili vazhdoi të reagoj ashpër teksa Neymar vendosi duart rreth qafës së tij.
Megjithatë, insistimi i bashkëlojtarëve bëri që dyshja, Richarlison dhe Vinicius Jr të ndahen përfundimisht dhe të ecin në rrugë të ndara.