Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Trump nderohet me Çmimin e Paqes nga FIFA

    Të martën, Kurti bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

    Haradinaj nominohet nga AAK për kryeministër

    Guerot: Franca pret qeveri pas zgjedhjeve, na duhet një partner

    Guerot: Franca pret qeveri pas zgjedhjeve, na duhet një partner

    Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe

    Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët shqiptarë që kthehen vullnetarisht në atdhe

    Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

    Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

    Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

    Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon më 24 shkurt 2026

    Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

    Pas LDK-së edhe PDK-ja u ankua në PZAP ku kërkoi anulimin e vendimit të KQZ-së për vendvotime shtesë për mërgatën

    Milaim Zeka paraqitet në SPAK

    Milaim Zeka paraqitet në SPAK

    Lista Serbe ankohet në PZAP, Zlatan Elek nuk e përmend emrin kushtetuese të Kosovës

    PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rinisja nga zeroja- Shumë grave u mohohet pasuria e përbashkët gjatë divorcit

07 Mars 2025, 11:50
në Lajme
Rinisja nga zeroja- Shumë grave u mohohet pasuria e përbashkët gjatë divorcit
Share on FacebookShare on Twitter

Në një banesë njëdhomëshe në Prishtinë, ka disa muaj që Jehona jeton me qira. Ajo mban dy punë për t’i mbuluar shpenzimet e saj dhe të djalit të vogël, të cilin po e rrit vetë, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti.

Jehona – emër i vendosur nga redaksia e Radios Evropa e Lirë për t’ia ruajtur anonimitetin – vendosi ta riniste jetën e saj, pasi raportoi dhunën në familje, që thotë se e kishte përjetuar për disa vite radhazi.

“E kam nisur nga zeroja. Se unë trashëgimi prej babait nuk kam. Por, s’e kam problem. Vetëm ta kem shëndetin se punoj”, thotë Jehona.

Ajo pretendon se ish-bashkëshorti i saj qëndron mjaft mirë financiarisht.

Përveç shtëpisë ku jeton, ajo thotë se ish-bashkëshorti ka blerë edhe banesë në Fushë Kosovë, gjatë kohës sa kanë qenë të martuar.

“Kurrë nuk më ka treguar për asgjë, i ka mbajtur gjërat shumë të fshehura. Ka blerë banesë, ka veturë. I ka transferuar të gjitha në emër të vëllait, të babait, që të mos i ndajë me mua”, thotë Jehona.

“Ai mund të më ndihmonte, sepse i ka kushtet, punon… Por, ai punon në të zezën, i merr paratë kesh, nuk i deklaron”, pretendon ajo.

Ligji për familjen në Kosovë e cilëson pasurinë e krijuar gjatë një martese si pasuri të përbashkët, që, në rast divorci, duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes partnerëve.

Por, kjo e drejtë e përcaktuar me ligj nuk u njihet, sikurse Jehonës, edhe shumë grave të tjera, thotë Melisa Kadolli, monitoruese e gjykatave në Rrjetin e Grave të Kosovës (RRGK).

Ajo tregon për REL-in se vetë RRGK-ja, që ofron asistencë ligjore për gra, ka hasur në raste kur grave u është mohuar kjo e drejtë, “për shkak të fshehjes së pasurisë nga ish-bashkëshortët”, të cilët e lënë atë në emër të ndonjë të afërmi të tyre.

“Shpesh, gjykatat mbështeten kryesisht në prova të sjella nga palët, duke mos ndërmarrë vetë veprime proaktive për të hetuar dhe siguruar prova”, thotë Kadolli.

Arrita Rezniqi nga Instituti i

RRGK).

s për Drejtësi paralajmëron se një gjë e tillë përbën vepër penale, që “varësisht nga rrethanat, mund të jetë e dënueshme me deri në tetë vjet burgim”.

Meqë rastet e ndarjes së pasurisë së përbashkët i takojnë fushës së drejtësisë civile, Rezniqi sqaron se vetë palët kanë për detyrë të paraqesin fakte dhe prova për kërkesat e tyre.

“Pra, gjykata është e lidhur për kërkesën e palës dhe nuk mund të vendosë përtej asaj. Kjo do të thotë se, në momentin kur pala vetë ose përmes përfaqësuesit e parashtron kërkesën e vet, duhet t’i qartësojë dhe specifikojë të gjitha elementet e nevojshme”, thotë ajo.

Tregu joformal i punës në Kosovë e vështirëson procesin e ndarjes së pasurisë. Sipas një raporti të vitit të kaluar të RRGK-së, rreth 42 për qind e kosovarëve nuk marrin kontrata pune dhe nuk regjistrohen si punëtorë në kompanitë ku punojnë.

Edhe gratë janë të përfshira në tregun joformal, që do të thotë se edhe ato, potencialisht, mund të kenë pasuri të padeklaruar, të cilën mund ta fshehin gjatë procesit të divorcit.

Megjithatë, mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të dhënat tregojnë se burrat janë të punësuar në përqindje dukshëm më të lartë se gratë.
Gjithashtu, burrat trashëgojnë prona dhe pasuri nga familjet e tyre, që ua lehtësojnë investimin për të shtuar pasurinë më vonë.

Sipas statistikave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, as një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë.

Për këtë arsye, nga fshehja e pasurisë janë gratë ato që pësojnë më së shumti. Shpeshherë, edhe në kurriz të fëmijëve.

Ligji për familjen parasheh që partnerët e divorcuar, mund ta kërkojnë atë që njihet si pagesë e alimentacionit për mbajtjen e fëmijëve. Kur gjykata vendos për shumën e kësaj pagese, gjykatësi merr parasysh gjendjen financiare të prindit dhe kushtet e tij.

Pa pasuri të deklaruar, një prind mund t’i shpëtojë pagesës së një shume më të madhe.

Jehona tregon se gjykata ka vendosur që ish-bashkëshorti i saj të paguante 100 euro në muaj për mbajtjen e djalit të tyre.

“Herë i qet, herë s’i qet”, thotë Jehona.

Kadolli nga RRGK-ja shprehet e shqetësuar nga moszbatimi i shumë prej vendimeve gjyqësore për pagesë të alimentacionit.

Ajo kërkon penalizime më të ashpra për ata që u ikin këtyre pagesave.

“Mekanizmat, si bllokimi i llogarive bankare ose dënimet për mospagesë, rrallëherë përdoren, dhe organet përgjegjëse nuk bëjnë sa duhet për të siguruar që alimentacioni të paguhet në kohë”, thotë Kadolli.

Mospagesa e alimentacionit përbën vepër penale dhe Rezniqi nga IKD-ja tregon se ajo mund të iniciohet si “shmangie nga sigurimi i mjeteve të jetesës”, por edhe “mospërfillje e gjykatës”.

“Ndryshe, vlen të ceket se legjislacioni vendor, ka përcaktuar edhe situatat kur prindi nuk arrin të ofrojë alimentacion të mjaftueshëm, që pastaj ky detyrim kalon te të afërmit e tjerë sipas radhës së trashëgimisë”, sqaron Rezniqi.

Të dhënat e fundit të ASK-së, nga viti 2019, tregojnë se në 75 për qind të rasteve të divorceve, fëmijët jetojnë me nënën.

Kadolli beson se këto probleme sjellin pasoja jo vetëm financiare.

“Ato krijojnë pasiguri dhe stres të madh te gratë, duke i bërë ato të ndihen të pafuqishme përballë një sistemi që nuk i mbron siç duhet. Është një padrejtësi që u mohon grave dhe fëmijëve një jetë të sigurt dhe të dinjitetshme”, thotë Kadolli.

Për këtë arsye, ajo bën thirrje që institucionet e drejtësisë – që shpesh kritikohen për mungesë serioziteti në punën e tyre – të fillojnë të luajnë një rol më proaktiv.

Por, jo vetëm. Kadolli beson se si kontribut i grave duhet të njihet edhe puna e papaguar për përkujdes të fëmijëve dhe shtëpiak që ato kanë bërë gjatë martesës.

“Edhe pse gratë luajnë një rol aktiv në kujdesin për familjen dhe mirëmbajtjen e shtëpisë, shpeshherë burrat e konsiderojnë kontributin financiar si të vetmin që ka vlerë”, thotë Kadolli.

Në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara në tetor të vitit 2022 nga Instituti Musine Kokallari, puna e papaguar e kujdesit shtëpiak arrin vlerën mbi 1.8 miliard euro.

Ai raport tregonte se gratë kalojnë mesatarisht 6.2 orë në ditë duke u përkujdesur për familjarë apo për shtëpi, ndërsa burrat 3.5 orë.

Një raport i vitit të kaluar i RRGK-së tregon se gratë ndihen të mbingarkuara nga puna në shtëpi – gjë që i shtyn të mos jenë aktive në tregun e punës, e rrjedhimisht më pak të pavarura financiarisht.

Etiketat: KosovëRrGK
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

Në Berlin do hapet ekspozita për ma*sakrat e kryer nga Serbia në Kosovë

6 muaj më parë
Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

Kallas në veri: Njëra palë thotë një gjë, pala tjetër një gjë tjetër, ndërkombëtarët e japin pasqyrën e saktë

7 muaj më parë
Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike

Musliu: Gjendja po bëhet e padurueshme, shteti nuk e ka luksin të toleroj një stagnim të tillë

7 muaj më parë
Konfirmohet rasti i parë me Linë e Majmunëve në Kosovë

Nëntë raste të fruthit,IKSHPK: Më të rre*zikuarit fëmijët e pavaksinuar

7 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH