Rita Ora ka ‘rritur’ temperaturat teksa ndau të hënën një sërë fotografish nga prapaskenat e “The Voice Generations” në Australi.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, dukej mahnitëse teksa pozoi për disa fotografi në xhirimet e spektaklit të ri, e veshur me një fustan pa rripa ngjyrë jeshile, dhe bardh e zi.
Fustani tregonte këmbët e këngëtares, ndërsa i jepte kulm dekoltesë së saj të bollshme, shkruan DailyMail.
Flokët e saj bionde ishin lënë në valë të lirshme dhe ajo kishte veshur një palë taka të çuditshme me harqe lejla për të ngritur lartësinë e saj.
Duke pasur parasysh veshjen e saj prej super ylli, ajo zgjodhi për aksesorë një gjerdan në formë ylli, një palë vathë dhe disa kapëse në flokët e saj.
Ajo kompletoi dukjen e saj me një makijazh magjepsës, duke përfshirë një rimel dramatik dhe buzë klasike të kuqe.
Rita pozoi për një fotografi në karrigen ikonë të “The Voice”, në ngjyrë të kuqe, ndërsa ngriti krahët në një fotografi tjetër duke treguar koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve.
Ajo ndau me fansat gjithashtu një fotografi tjetër gazmore të kolegëve të saj: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, të cilët janë gjithashtu anëtarë të jurisë në “The Voice Australia”.
“Dhe ne jemi kthyer! Shumë e emocionuar që jam në Australi në ‘The Voice Australia Generations’. Niveli i talentit këtu është i jashtëzakonshëm, dhe mezi pres që ju ta shihni atë”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografive.
“The Voice Generations” është një version i ri i “The Voice”, ku garuesit e të gjitha moshave mund të performojnë së bashku.
Ai nxjerr në pah zëra të pazbuluar nga çdo brez, duke përfshirë familjet, miqtë, fqinjët, studentët dhe mësuesit gjatë tre netëve për të arritur në finale.
Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Rita tha se ajo është shumë e ‘dashuruar’ me Australinë që ajo po kërkon të vendosë rrënjë të përhershme në kontinentin e hemisferës jugore.