Jennifer Lopez dhe Rita Ora thuhet se kanë pasur bisedime për projekte të përbashkëta në muzikë dhe film.
Siç raporton ”Mail online” këngëtaret e hiteve të mëdha janë bashkuar në Los Anxhelos për të parë se çka mund të realizojnë së bashku dhe sipas burimeve, ato nuk kanë parë limite. Këngëtarja kosovare Rita Ora, 30-vjeçare, ditë më parë ka zbarkuar në Kaliforni pas disa mujsh qëndrimi në Australi për të xhiruar për ”The Voice”, derisa këngëtarja latine, Jennifer Lopez, 51-vjeçare, është rikthyer në qytetin e engjëjve pasi ka xhiruar videoklipin e ri në Miami.
J-Lo dhe Rita u takuan në Soho House në Los Anxhelos dhe kaluan disa orë duke folur për atë që mund të bënin së bashku dhe duket se kishte një ndjenjë të vërtetë vlerësimi të ndërsjellë midis tyre. Duket se bashkëpunimi me këngëtaren, aktoren dhe valltaren e famshme latino-amerikane ka qenë një prej synimeve të kahmotshme të këngëtares nga Prishtina, e cila vite më parë pati deklaruar se inspirohet me të madhe nga Jennifer.