Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim, në nderë të ditëlindjes së saj, këngëtaren e njohur nga Prishtina, Rita Ora, përcjell KosovaPost.
Me këtë rast, kryeministri Kurti shprehet se Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re, duken pa kufi rreth fushës së artit.
”Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shprehet Kurti.
Ndersa, Ylli i njohur i botës së artit, këngëtarja e njohur Rita Ora, ka zbuluar se viti i ardhshëm e gjen me një projekt të jashtëzakonshëm që lidh edhe Kosovën.
”Ne kemi bërë një punë kaq frymëzuese deri më tani dhe sot ka qenë një takim vërtet emocionues dhe frymëzues. Dhe unë mendoj se ne kemi një projekt të jashtëzakonshëm për të pritur vitin e ardhshëm. Dhe ky udhëtim dhe ky takim më kanë emocionuar për të ardhmen”.