Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka bërë të ditur se është bërë pjesë e serisë së Disneyt “E bukura dhe Bisha”, transmeton Kosova Post.
“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serisë ‘E bukura dhe Bisha’. Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja me familjen time dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, ka shkruar ajo.
Ajo u shpreh se kohëve të fundit, të gjitha ëndrrat e saj po bëhen realitet.
“Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit Disney+, skuadrën time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari dhe familjen time drejtuese. Kohët e fundit, thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disneyt”, ka shkruar Rita.