Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli ka thënë se policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin Potok.
Ajo ka thënë se mospagesa e faturave të energjisë elektrike atje po nxit aktivitete të tilla të paligjshme.
“Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.
Ne i përmbushëm të gjitha angazhimet tona. Koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht!”, ka shkruar ajo në twitter.


























