Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se gjatë mandatit të ardhshëm të Qeverisë Kurti 3, do të realizohen disa projekte që kanë të bëjnë me modernizimin e Termocentralit “Kosova B” dhe rehabilitimin e thellë të Termocentralit “Kosova A”, përcjell KosovaPost.
Ministrja Rizvanolli, po ashtu ka thënë se do të ndërtohen 5 rezervuarëve për ujë të pijes, ujitje dhe industri në Firajë, Pollatë, Kuçicë, Dragaçinë dhe Desivojcë, si dhe do të përgatitemi për 4 të tjerë me studime fillestare.