Një 42 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Carralevë.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për Jetmir Gashin, kirurgun vaskular nga Suhareka.
Rasti i rëndë u konfirmua edhe nga policia.
Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se në këtë aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një autobus.



























