Roger Federer do të tërhiqet nga tenisi profesional pas Laver Cup të javës së ardhshme, që do të mbahet në Londër.
Kështu ka bërë të ditur vetë tenisti zviceran, përmes një shkrimi në Twitter të enjten, transmeton KK.
20 herë kampioni i Grand Slamit e ka bërë këtë njoftim për fansat e tij.
“Unë jam 41 vjeç. Kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje gjatë 24 vjetëve,” tha ai.
“Tenisi më ka trajtuar më bujarisht sesa do të kisha ëndërruar ndonjëherë dhe tani duhet të kuptoj se kur është koha për t’i dhënë fund karrierës sime konkurruese”.