Cristiano Ronaldo, ashtu siç parashikohej, i ka dhënë fund pushimeve në Greqi dhe është kthyer në Spanjë, në Madridin mbret i së cilit ka qenë para pak kohësh.

Ndërkohë, Juventus ka bërë një komunikatë për shtyp nëpërmjet së cilës ka lajmëruar se portugezi do të prezantohet para shtypit italian në orën 18:30 të ditës së hënë.

Ronaldo do të zbarkojë në Itali të dielën në mbrëmje ose të hënën në mëngjes dhe, pasi të zhvillojë vizitat mjekësore në J Medical, do të zhvillojë konferencën për shtyp, e cila pritet me padurim nga tifozët bardhezinj.

You may also like

Ekskluzive: AlbinKurti në shtëpinë e Isa Mustafës, pritet marrëveshje LDK-VV

Lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i