Cristiano Ronaldo sonte mund ta barazojë sonte Iker Casillas me paraqitje në Ligën e Kampionëve, transmeton Kosova Post.
Portugezi 36 vjeçar Cristiano Ronaldo sonte mund ta barazojë edhe një rekord, atë të paraqitjes në ligën më të fortë të futbollit.
Ai mund të bëhet njëri ndër futbollistët me më së shumti paraqitje në këtë ligë.
Iker Casillas, ish gardiani spanjoll i Real Madridit, ruan rekordin me 177 paraqitje në këtë ligë. Por Ronaldo, mund ta barazojë këtë rekord, po qe se paraqitet kundër Young Boys.
Portugezi i cili e ka rikthyer një frymë tjetër kampin e Manchester United-it, synon trofe të rinj me këtë klub. Së fundi ka deklaruar se është ende i etur për suksese të reja./KosovaPost/