Rrëfehet 98 vjeçari nga Drenasi, i cili ka agjëruar edhe këtë ramazan (Video)

Rrëfehet 98 vjeçari nga Drenasi, i cili ka agjëruar edhe këtë ramazan (Video)

Mund të ju duket e çuditshme por Mehmet Tahiraj, 98 vjeçar nga Drenasi ka arritur që ta agjëroj edhe këtë muaj të Ramazanit. Kështu bëhen 85 herë që Tahiraj ka agjëruar gjatë jetës së tij.

“Namaz jam munduar me bë gjithmonë, që nga mosha 14 vjeçare kam filluar me agjërua”, shprehet për RTV Dukagjinin, i moshuari nga Drenasi.

Përkundër moshës, Mehmeti ndjehet i fortë, dhe thotë se s’ka ndie asnjë vështirësi, madje edhe ka kryer edhe punë gjatë agjërimit.

“Nuk më ka ardhur zor hiç, në verë kemi agjëruar, kemi korrë dhe kemi kositë në Ramazan”, shprehet Mehmet Tahiraj.

Ai shpesh herë del edhe të falet në xhaminë që nuk është edhe afër shtëpisë së tij./Telegrafi/

98 vjeçari i cili ka agjëruar dhe këtë ramazan

Mund të ju duket e çuditshme por Mehmet Tahiraj, 98 vjeçar nga Drenasi ka arritur që ta agjeroj edhe këtë muaj të Ramazanit. Kështu bëhen 85 herë që Tahiraj ka agjeruar gjatë jetës së tij.

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, June 14, 2018

You may also like

Sipas të dhënave të fundit mësohet se sa shqiptarë jetojnë në Gjermani

Të dhënat e përpunuara të “Scan” të mundësuara