Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Propozime në Zagreb për një BE më të fortë

    Propozime në Zagreb për një BE më të fortë

    LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

    LVV dominon me 57 ulëse në Kuvend, PDK në vend të dytë me 22 ulëse

    Presidentja Osmani është deklaruar para takimit për Asociacionin

    Osmani: Sakrifica e Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës – themel për Kosovën

    Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

    Kurti pas homazheve: Rënia e tyre i dha hov UÇK-së e vetëbesimit popullor

    Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

    Kuvendi i LDK-së: Sot vendoset kush do ta drejtojë partinë

    29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

    29 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së

    KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime

    KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve, rinumërimi nuk sjell ndryshime

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    Trump thotë se Irani dëshiron të bëjë marrëveshje me ShBA-në

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

    AUV: Tërhiqet nga tregu një sasi e produktit Atpamil

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rregullat e trafikut, Rexhepi: Me ligjin e ri 100 deri në 500 euro gjobat për kundërvajtje

29 Mars 2024, 12:38
në Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili do të hyjë në fuqi nga data 3 prill i këtij viti, parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave në komunikacion. 100 deri në 500 euro janë gjobat për kundërvajtje të ndryshme nga shkelësit e trafikut rrugor, thotë në një intervistë për Radio Kosovën drejtori për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi.

3 prill është data kur do të hyjnë në fuqi gjobat e reja në trafik, a mund të na i specifikosh, cilat kundërvajtje kanë pësuar ndryshime më të mëdha?

Jeton Rexhepi: Për të gjithë pjesëmarrësit e trafikut rrugor do të ketë disa ndryshime të cilat kanë rrjedhur si nevojë e ndryshimeve për të ofruar siguri, për të ruajtur jetën e tyre, pronën e tyre dhe për të zhvilluar një trafik normal në vendin tonë. Për këtë arsye edhe ligji ka pësuar ndryshime. Përveç rritjes në përshkallëzim të gjobës, në të njëjtën kohë ka ndryshim edhe të masave mbrojtëse dhe pikëve negative. Gjoba për rrypinë e sigurisë është 150 euro. Kundërvajtja e dytë, që është një prej problematikave më të mëdha që ka të bëjë me shpërqendrimin e shoferëve, është përdorimi i telefonit gjatë ngasjes. Në këtë rast është paraparë se nëse qytetari vazhdon edhe më tutje përdorimin e pajisjeve  i bëhet një përshkallëzim i gjobës, nëse ndalohet për herë të parë shoferi dënohet me 100 euro dhe dënohet me 1 pikë, për herë të dytë 200 euro, ndalesë 3 muaj dhe minus 2 pikë negative, dhe nëse shoferi ndalohet më tepër se dy herë për përdorim të telefonit, gjoba është 500 euro, 6 muaj e ka të ndaluar drejtimin e automjetit dhe minus 6 pikë”. “Një ndryshim tjetër ka të bëjë me regjistrimin e automjeteve, problematika është edhe të qasjes së Kosovës në Kartonin e Gjelbër, dhe këtu është menduar që disa automjeteve të cilat nuk janë teknikisht në rregull, të mos u lejohet qasja qoftë përmes ligjit apo ndëshkimeve dhe të largohen nga trafiku. Për automjetet që nuk janë regjistruar apo nuk e kanë vazhduar regjistrimin e tyre deri në 30 ditë, përveç gjobës që është 200 euro për persona fizikë, për persona juridikë është 500 euro. Në qoftë se këto automjete hasen në trafik dhe kanë kaluar afatin mbi 30 ditë pas afatit të regjistrimit, përveç parave, shoferit do t’i konfiskohet automjeti deri në periudhën kur e kryen obligimin në qendrën e regjistrimit të automjeteve, dhe mjeti mund t’i kthehet pronarit me dëshminë e tij.

Ka një ndryshim të kufizimeve të shpejtësisë në zonat urbane dhe jourbane. Tejkalimi me ligj të ri është 200 euro dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit dhe 2 pikë negative. Secili shofer që haset në trafik duke e drejtuar mjetin kur ka qenë nën masa mbrojtëse, i konfiskohet edhe automjeti.

Masat janë paraparë edhe për përdorimin e helmetës, ku ka qenë një gjobë shumë e ulët në të kaluarën, tani mos vendosja e helmetës me ligj të ri është 100 euro. Me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotineteve, qoftë përgjegjësi e shoferëve, prindërve apo kujdestarëve apo edhe atyre që japin me qira mjete të tilla. Po ashtu edhe kur kemi të bëjmë me garat e shpejtësisë qoftë në zona urbane dhe jashtë urbane”.

A do të ketë kthim të pikëve, apo mbeten të hequra?

Jeton Rexhepi: “Është e rregulluar me ligjin aktual dhe ligjin që do të hyjë në fuqi nga data 3, nëse i arrin 9 pikë,sipas kundërvajtjes dhe rregullave që janë hequr ato pikë, është një masë tjetër mbrojtëse me të cilën do të ndëshkohet shoferi dhe në këtë rast i ndalohet drejtimi i automjetit për një periudhë të caktuar, varësisht nga kundërvajtja të cilën e ka bërë, dhe do të fillojë me pika të tjera që nënkupton se nëse i arrin edhe njëherë 9 pikë, ai e humb të drejtën për të pasur patentë-shofer dhe do t’u nënshtrohet procedurave të reja prej fillimit për sa i përket pajisjes me patentë-shofer”.

Sa mendoni që këto gjoba do të kenë efektin e saj, për të ulur numrin e aksidenteve por edhe problemeve të tjera përcjellëse në komunikacion?

Jeton Rexhepi: “Një prej të priturave të ligjit është parandalimi i aksidenteve, me dëme, lëndime dhe atyre me fatalitet. Po shpresojmë që bashkërisht me qytetarë, me pjesëmarrësit aktivë që janë trafik dhe me obligimet e tjera qoftë të nivelit lokal por edhe qendror dhe me akterët e tjerë të zbatimit të ligjit, do të kemi një respektim të këtij ligji dhe veprim të ndëshkimit të këtyre kundërvajtësve. Në qoftë se ne bashkërisht ndërmarrim veprime, mendoj që me zbatimin e këtij ligji siguria në trafikun rrugor në vend do të jetë shumë më ndryshe dhe do të kemi mundësi të prezantojmë një vend më të sigurt dhe të bashkohemi me vendet që janë të zhvilluara, që ofrojnë siguri dhe vendet të cilat kanë një humanizëm në trafik. Kur ka ngarkesa në rrugë, ndërtime në rrugë, ne duhet të planifikojmë se cilat lëvizje t’i bëjmë, meqenëse ne nuk do të jemi ata që do të ndëshkojmë, por do të jemi ata që do të vlerësojmë veprimet në respektim të rregullave nga kundërvajtësit. Policia do të merret me pjesën e hetimit dhe me pjesën që ka të bëjë me parandalimin.”

A keni ndonjë strategji përveç gjobave që janë, për të ulur numrin e aksidenteve duke pas parasysh që jemi duke shkuar kah muajt e verës dhe prezenca e qytetarëve është më e madhe?

Jeton Rexhepi: “Përveç planeve që i kemi të parapara për këtë vit, ne kemi planin zhvillimor të Policisë së Kosovës dhe në të njëjtën kohë jemi në zbatim edhe të strategjive të tjera të ministrisë dhe të akterëve të tjerë të komunitetit të transportit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet që kërkohen nga Kombet e Bashkuara. Është një kërkesë e përgjithshme që deri në vitin 2030, numri i aksidenteve me fatalitet të shkojë në zëro (0). Në këto objektiva, kërkohen veprime nga të gjithë”.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë aktive për sa u përket patrullimeve por edhe fushatave të ndryshme vetëdijesuese për parandalim të aksidenteve. Sa mendoni që po ia arrini qëllimit?

Jeton Rexhepi: “Kjo është një punë të cilën ne e praktikojmë vazhdimisht, a kërkohet më shumë, pa dyshim, që po! Për ndryshimet që ndodhin, qytetarët duhet të njoftohen përmes projekteve, fletushkave e materialeve të ndryshme. Me të gjitha kapacitet që i ka Policia e Kosovës, jemi munduar që çdo herë t’i kenë qytetarët të freskuara përmes materialeve apo përmes spoteve. Shpeshherë në rastet e këtyre kostove, kur kemi të bëjmë me projekte, ne kemi një bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare e që na përkrahin me të gjitha mundësitë që ata i kanë, e të cilat kanë ndikim te shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor. Nëse referohemi me statistika, nga viti në vit ka shënuar një rënie të lehtë, por nuk është në objektivat që ne dëshirojmë

Fillimviti ka shënuar aksidente të shumta fatkeqësisht me humbje jete, nëse bëjmë krahasim me fillimvitin e kaluar si duket gjendja aktuale?

Jeton Rexhepi: “ Nëse u referohemi statistikave të këtij viti, këtë vit i kemi 17 persona që kanë humbur jetën deri sot kur po flasim, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 23, d.m.th kemi 6 më pak. Të gjitha rastet, jo vetëm të këmbësorëve, janë shqetësuese. Të dhënat e policisë në 24 h, tregojnë një statistikë që pothuajse brenda 24 orëve janë 2 mijë gjoba që lëshohen nga Policia e Kosovës për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e trafikut rrugor, nuk është një numër i vogël, por po vlerësojmë që tani me ligj por edhe me veprime të tjera, kërkesa është në respektim dhe jo në ndëshkim. Mirëpo, ne jemi zbatues të ligjit, në momentin që shohim se gjendja nuk është duke u përmirësuar, shoferët nuk janë duke i respektuar rregullat e trafikut, sinjalizimit apo shpejtësisë apo çfarëdo rregulle tjetër që është e paraparë, kemi për obligim ndëshkimin, largimin apo konfiskimin por edhe kur ka nevojë ndëshkime të tjera që ka të bëjë me vepër penale, që është ndalim i atyre personave”.

Etiketat: gjobaJeton RexhepiKundërvajtjeLigji i rregullave në trafik
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit, mësoni arsyen

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit, mësoni arsyen

10 muaj më parë
Plani semafori, sot policia në Prishtinë shqiptoi 62 gj*oba dhe hoqi 15 patentë shoferë

Plani semafori, sot policia në Prishtinë shqiptoi 62 gj*oba dhe hoqi 15 patentë shoferë

11 muaj më parë
Po zhvillonin gara të shpejtësisë në Istog, policia i gjobitë me nga 500 euro dhe ua merr patentë shoferin për një vit

Policia shqiptoi 1708 gjoba trafiku për 24 orë

12 muaj më parë
Policia në Prishtinë filloi zbatimin e planit operativ ‘Semafori’, vetëm sot shqiptoi 33 gjoba

Policia në Prishtinë filloi zbatimin e planit operativ ‘Semafori’, vetëm sot shqiptoi 33 gjoba

12 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH