Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ceriç: Kosova shembull për riatdhesimin e boshnjakëve, Bosnja nuk ia doli

    Ceriç: Kosova shembull për riatdhesimin e boshnjakëve, Bosnja nuk ia doli

    Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

    Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

    Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në

    Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçiqin në FAZ

    Trump thirret ta mundësojë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe t’i vizitojë dy shtetet

    “Gjenetika e tyre nuk është si e jona”: Trump për emigrantët dhe çfarë thotë shkenca

    Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez

    Britania refuzon dërgimin e anijeve britanike në Ngushticën e Hormuzit

    Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

    Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxituar

    Gërvalla në Parlamentin Europian: Serbia s’e do Europën, ua do vetëm eurot e saj

    Gërvalla i lë përgjegjës opozitarët për ngërçin për presidentin

    Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën

    Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën

    BE-ja përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë

    Kallas: BE-ja nuk ka gatishmëri për t’u përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rregullorja e re e KPM-së: Cilat janë obligimet e medieve gjatë fushatës zgjedhore?

17 Dhjetor 2024, 9:46
në Kryesore
Rregullorja e re e KPM-së: Cilat janë obligimet e medieve gjatë fushatës zgjedhore?
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e 12-të të rregullt për këtë vit, më 16 dhjetor, miratoi rregulloren për obligimet e shërbimeve mediale gjatë fushatës zgjedhore.

KPM-ja ka hartuar këtë rregullore me mbështetjen e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kjo rregullore synon implementimin e Kapitullit VIII “Mediat gjatë fushatës së zgjedhjeve”, të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, që përcakton obligimet e medieve ndaj subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes dispozitave të kësaj rregulloreje, mes tjerash përcaktohet edhe qasja e drejtë dhe e paanshme nga mediet gjatë fushatës së zgjedhjeve.

Ndërkaq, mediet të cilat vendosin të organizojnë programin e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duhet të deklarohen te KPM-ja nëse do të mbulojnë fushatën jo më larg se shtatë ditë kalendarike, para fillimit të fushatës zgjedhore.

Orari dhe kohëzgjatja e pikave reklamuese politike

Si forma të përfaqësimit në medie gjatë fushatës zgjedhore përcaktohen të jenë lajmet, intervistat, debatet, paraqitjet e lira politike, konventat dhe tubimet e subjekteve të certifikuara politike, hapja dhe mbyllja e fushatave nga subjektet politike, si dhe reklamimet politike me apo pa pagesë.

Rregullorja përcakton edhe orarin për aktivitetet e fushatës zgjedhore, nga ora 12:00 deri në ora 00:00.

Ndërkaq, kjo rregullore ndalon emetimin e pikave reklamuese politike në kuadër të programeve informative.

Sa u përket pikave reklamuese politike, ato përkufizohen si një mesazh apo prezantim i shkurtër dhe i fokusuar që krijohet dhe transmetohet për të promovuar kandidatë, subjekte politike ose platforma të tyre gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, e cila synon të ndikojë në opinionin publik dhe të nxisë mbështetje për subjektin politik që e transmeton.

Rregullorja përcakton edhe kohëzgjatjen e këtyre pikave reklamuese, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se 120 sekonda.

Reklamimi me pagesë dhe pa pagesë

Me këtë rregullore rregullohet edhe çështja e ndarjes së minutave për reklamimin politik me dhe pa pagesë.

Mediet të cilat vendosin që të transmetojnë reklamim politik me pagesë, kërkohet që të ofrojnë edhe një sasi minimale minutash të kohës për emetim pa pagesë secilit subjekt politik të certifikuar.

Sasia minimale e minutave të kohës së emetimit pa pagesë për Transmetuesin Televiziv të Shërbimit Publik është 40 minuta. Për transmetuesit televiziv privat që transmetojnë në tërë Kosovën është 20 minuta, kurse për stacionet e tjera televizive është 15 minuta.

Sa u përket radiove, sasia minimale e minutave të kohës së emetimit është 30 minuta për dy radiot publike, 15 minuta për secilin radiostacion që transmeton në tërë Kosovën, si edhe 10 minuta për të gjitha radiostacionet e tjera.

Kjo formë e emetimit, sipas vlerësimit të transmetuesve individualë dhe pajtimit me subjektet politike të certifikuara, mund të sigurohet si pika reklamuese politike pa pagesë, pjesëmarrje në debate, programe diskutimi, ose intervista jashtë programeve të rregullta informative të parapara.

Në lidhje me reklamimin politik me pagesë, rregullorja ndër të tjera përcakton se listat e çmimeve publikohen një javë para fillimit të fushatës.

Këto lista parashihet të publikohen në ofertat që u bëhen subjekteve politike dhe në ueb-faqen e medieve.

Ndërsa, koha e emetimit të reklamimit politik mund të konsumohet në formë të pikave reklamuese dhe materialeve të sponsorizuara.

Rregullorja përcakton se hapësira kohore që transmetuesit mund t’ia shesin të gjitha subjekteve politike për reklamim politik është 6 orë brenda orarit 12:00 – 00:00. Kjo hapësirë duhet t’u ofrohet në mënyrë të barabartë të gjitha subjekteve të certifikuara.

Ndërkaq, kufiri sasior i kohës së emetimit politik për një subjekt të certifikuar politik brenda një dite është 90 minuta.

Po ashtu, parashihet edhe që koha e ofruar për emetim politik për të gjitha subjektet politike të certifikuara duhet të jetë e barabartë dhe e balancuar për kohën prime dhe kohë të tjera.

Çmimi i reklamimit me pagesë

Përveç elementeve të lartpërmendura, kjo Rregullore përmban edhe dispozita që lidhen me çmimin e reklamimit me pagesë.

Kështu, Rregullorja përcakton se çmimi për një sekondë për pika reklamuese nuk është më i lartë sesa shkalla më e ulët e ngarkuar për atë kohë dhe ditë të javës gjatë gjashtë muajve të fundit.

Gjithashtu, mediet obligohen të mbajnë ditarë të veçantë ditor për qasjet e siguruara pa pagesë dhe kohët për reklamim që i janë shitur çdo subjekti politik të certifikuar.

Emisionet dhe debatet politike

Po ashtu, Rregullorja parasheh obligime të medieve edhe në lidhje me emisionet dhe debatet politike.

Mes tjerash, përcaktohet se gjatë emisioneve apo debateve politike, udhëheqësit e emisioneve do të ndajnë dhe mundësojnë kohën e barabartë për secilin subjekt politik, duke e ndarë në minuta të barabartë për secilin subjekt politik për t’i shprehur dhe mbrojtur qëndrimet e tyre politike.

Ndërsa, për rastet kur në debate ka përfaqësues të disa partive politike, mediet duhet të ndajnë kohën e barabartë të minutazhës sipas subjektit të certifikuar politik.

Kurse, koha dhe orari i ndarë për kandidatët e subjekteve politike, llogaritet kohë e ndarë për subjektin e certifikuar politik.

Hulumtimet, sondazhet dhe anketat

Gjithashtu, Rregullorja përmban dispozita që rregullojnë edhe çështjet e sondazheve. Kështu, organizimi dhe publikimi i sondazheve apo anketave online, në programet e mediave gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve është i ndaluar.

Ndërkaq, përcaktohen edhe kritere për mediat që publikojnë hulumtime dhe anketa gjatë fushatës zgjedhore dhe që kanë të bëjnë me zgjedhjet.

Në këto raste, mediet obligohen që të tregojnë numrin e respondentëve që kanë marrë pjesë në hulumtim, metodologjinë e hulumtimit apo anketës, si dhe emrin e kompanisë realizuese.

Përveç këtyre, ato duhet të tregojnë edhe emrin e partisë apo organizatës që ka kërkuar apo financuar për hulumtimin apo anketën, si dhe margjinën e gabimit.

Kurse, përgjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor, asnjë medie nuk transmeton asnjë publikim ose transmetim të rezultateve të hulumtimit të opinionit publik që ka të bëjë me fushatën e zgjedhjeve, duke përshirë daljen në votime.

Dita e zgjedhjeve

Në ditën e zgjedhjeve, Rregullorja ndalon që mediet të transmetojnë ose publikojnë çfarëdo materiali që i takon aktivitetit të fushatës, gjatë periudhës që fillon me hapjen e vendvotimeve deri në mbylljen zyrtare të tyre.

Mediet mund të vazhdojnë të raportojnë lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje, njoftimet zyrtare nga KQZ apo institucionet tjera relevante, problemet e mundshme apo sjelljet e partive politike, apo lidhur me parregullsi eventuale në lidhje me procesin zgjedhor.

Mirëpo, mediet nuk transmetojnë prononcimet e kandidatëve nga listat për deputetë apo asamblistë, me përjashtim të liderëve të partive politike dhe kandidatëve për kryeministër, apo kryetar të komunës.

Çështje tjera

Çështje tjera që parashihen përmes kësaj Rregulloreje janë edhe parandalimi i konfliktit të interesit, monitorimi i ditarëve nga KPM, monitorimi i zbatimit të Rregullores, trajtimi i ankesave nga ana e KPM-së, si dhe publikimi i raportit përfundimtar nga KPM.

Përcaktimi i obligimeve të medieve gjatë fushatës zgjedhore të paraqitura në këtë artikull, është i bazuar në draftin e fundit të Rregullores, të miratuar nga ana e KPM në mbledhjen e 12-të, më 16 dhjetor 2024.

Etiketat: fushata zgjedhorekpmMediatRregullorja e re
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit, Kurti sërish kalon në heshtje para mediave

Tentativa e 15-të për konstituimin e Kuvendit, Kurti sërish kalon në heshtje para mediave

10 muaj më parë
“Për besë, kjo është e pamundur…”, Rron Gjinovci reagon pas raportit: Mediat në Kosovë shpifin pa asnjë…

“Për besë, kjo është e pamundur…”, Rron Gjinovci reagon pas raportit: Mediat në Kosovë shpifin pa asnjë…

11 muaj më parë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Koalicioni për Lirinë e Mediave serbe bën thirrje për bojkotim të aktiviteteve të Vuçiqit

1 vit më parë
Fushata zgjedhore e kushtueshme, pritet verifikimi i shpenzimeve të plota

Fushata zgjedhore e kushtueshme, pritet verifikimi i shpenzimeve të plota

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH