Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një fluturimi mbi një zonë arkeologjike në linjën Nazca të Perusë, transmeton KosovaPost.
Kjo është bërë e ditur sot nga policia lokale dhe qeveria kombëtare. Policia lokale tha se tre turistë holandezë, dy turistë kilianë dhe dy anëtarë të ekuipazhit nga Peruja ishin në mesin e të vdekurve, raporton Reuters.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bëri të ditur se avioni “Cesna 207” është rrëzuar pranë aeroportit në qytetin e Nazca-s, dhe se nuk ka të mbijetuar, si dhe se shkaku i aksidentit është duke u hetuar.
Shefi i policisë së Naske, Edgar Espinoza u tha gazetarëve se avioni me sa duket mori flakë pasi u përplas në tokë.
Linjat Nazca, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, përbëhet nga vizatime të mëdha në tokë – të njohura si gjeoglyfe – që datojnë rreth 2000 vjet më parë, dhe një rajon i mbrojtur prej 400 kilometrash katrorë rreth 450 km në jug të kryeqytetit Lima, dhe vizitohet nga turistë të shumtë nga mbarë bota, të cilët shpesh shikojnë nga ajri për të marrë pamjen më të mirë të figurave të mëdha antike, sipas Reuters.