Policia e Kosovës ka raportuar një rast të rrëmbimit në Mogillë të Kllokotit.
Raportohet se një person i dyshimtë fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer , duke e futur në një veturë.
I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie.
Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, kurse rasti vazhdon të hetohet.


























