Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19, transmeton Kosova Post.
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹNga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹSot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.589.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 405.