Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi përmes një satatusi në Facebook ka thënë se vetëm me një aksion në Brezovicë sa shumë u shpalosë karakteri i vërtet i ish sistemit, përcjell KosovaPost.
Madje sipas tij Vettingu do të shpaloste edhe më shumë këtë sistem keqpërdorimesh.
“Vila kundërligjshëm në Brezovicë nga ish ministra, deputetë e gjyqtarë të të gjitha niveleve. Një aksion sekuestrimi, një mostër e një sistemi keqpërdorimesh.
Le të imagjinojmë se çfarë do të shpaloste Byroja e Vettingu!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Vetëm një aksion dhe sa shumë u shpalosë karakteri i vërtet i ish sistemit. Vila kundërligjshëm në Brezovicë nga ish ministra, deputetë e gjyqtarë të të gjitha niveleve. Një aksion sekuestrimi, një mostër e një sistemi keqpërdorimesh.
Le të imagjinojmë se çfarë do të shpaloste Byroja e Vettingu!