Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi përmes një postimi në facebook ka thënë se për herë të parë që nga paslufta, Kosova do të ketë institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, përcjell Kosova Post.
Madie ai ka shkruar se Qeveritë e shkuara për më shumë se 20 vite kishin lënë të dëmtohen provat e dëshmitë e krimeve të Serbisë, kurse Institutin për krimet e luftës e kishin mbyllur ende pa u hapur.
“Qeveritë e shkuara për më shumë se 20 vite kishin lënë të dëmtohen provat e dëshmitë e krimeve të Serbisë, kurse Institutin për krimet e luftës e kishin mbyllur ende pa u hapur, duke e lënë fillimisht pa asnjë mbështetje në kuptim të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kosova asnjëherë nuk ka dokumentuar krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Serbisë mbi popullin shqiptar.
Qeveritë e shkuara për më shumë se 20 vite kishin lënë të dëmtohen provat e dëshmitë e krimeve të Serbisë, kurse Institutin për krimet e luftës e kishin mbyllur ende pa u hapur, duke e lënë fillimisht pa asnjë mbështetje në kuptim të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale.
Më në fund dhe për herë të parë, me Ligj të veçantë, po krijohet Instituti dhe të gjitha krimet e luftës të Serbisë do të dokumentohen institucionalisht. Historia e vuajtjeve nuk duhet të mbetet vetëm në kujtesën kolektive.