Rusia dhe Kina kanë vërë veto ndaj një rezolute të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit, e cila e lidhte armëpushimin e menjëhershëm në Gazë me lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi.
Ishte kjo hera e parë kur Shtetet e Bashkuara kanë përkrahur thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm në rajon, ndërsa kishte bllokuar thirrjet e mëhershme për diçka të tillë.
Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, Vasily Nebenzya e kishte bërë të qartë qysh para votimit se janë kundër një rezolute të tillë. Ai i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po flasin për armëpushim në kohën kur Gaza tashmë është zhdukur nga faqja e dheut.
Ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar Nir Barkat, ministri i izraelit i Ekonomisë, i vili ka thënë se Izraeli mund ta ndërpret luftën shumë shpejt nëse Hamasi e ngre flamurin e bardhë dhe dorëzohet pa kushte.
Hyrja në Rafaj është mënyra e vetme për ta mundur Hamasin, ka thënë Netanjahu.
E presidenti francez Emanuel Macron, nga Brukseli, pas përfundimit të Samitit të Liderëve të BE-së dhe pas dështimit të miratimit të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se do të punojë për një rezolutë të re që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.