Autoritetet në Rusi kanë mbyllur stacionet e metrove dhe kanë kufizuar lëvizjet e qytetarëve në Moskë , kjo pasë protestave të paralajmëruara nga mbështetësit e liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Shumë restorante dhe dyqane janë mbyllur në qendër të qyteteve, transporti tokësor është duke u realizuar vetëm në një krosi të rrugës.
Më shumë se 4,000 njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë gjatë tubimeve të javës së kaluar.
Alexei ishte ndaluar nga policia me të zbritur në Aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Ai ishte kthyer pas disa muajve bashkë me bashkëshorten nga Berlini i Gjermanisë, ku ishte trajtuar pas një helmimi që dyshohet se i është bërë nga agjencia ruse e spiunimit.
Ai është arrestuar për shkelje të dënimit me kusht. Pas kësaj protestat nga rusët për të nuk janë ndalur asnjëherë.
Gjykata para disa dite ndaj tij ka vendosur që t’i vazhdojë masën e paraburgimit. Navalny këtë e ka quajtur si padrejtësi që është bërë ndaj tij, shkruan BBC.