Rusia kërkon themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Rusia kërkon themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergeri Lavrov, ka thënë se Rusia pret që Prishtina të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Lavrov në një takim të Këshillit Ministror të OSBE-së, ka theksuar se vëmendja për Ballkanin nuk duhet të dobësohet.

“Vëmendja për Ballkanin nuk duhet të dobësohet. Ne kujtojmë se mandatet e institucioneve dhe misioneve të OSBE-së nuk sigurojnë asistencën e integrimit euroatlantik të vendeve të rajonit. Këto mandate duhet të respektohen”, është shprehur ministri i Jashtëm rus.

Sipas tij, është e papranueshme pjesëmarrja e Kosovës si shtet në ngjarjet e OSBE-së.

“Ne presim që Bashkimi Evropian ta bind Prishtinës që t’i përmbushë marrëveshjet e arritura me Beogradin me ndërmjetësimin e Brukselit duke përfshirë edhe krijimin e asociacionit të komunave serbe”, ka përfunduar Lavrov.l.net.