Rusia është e gatshme për miqësi me Perëndimin, por vetëm duke ruajtur dinjitetin e saj, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton Kosova Post.
“Ne jemi gati për miqësi me Perëndimin, por vetëm me ruajtjen e dinjitetit tonë, të cilin e trashëguam nga paraardhësit tanë gjatë qindra, mijëra viteve të ekzistencës së vendit tonë. Mirëqenia e qytetarëve tanë është qëllimi kryesor i politikës së jashtme, “tha Lavrov gjatë një fjalimi në maratonën arsimore” Njohuri të Reja”.
Kreu i diplomacisë ruse, tutje shtoi se Moska nuk mund të anojë drejt miqësisë, duke injoruar historinë dhe traditat e saj, të cilat janë të çmuara për çdo rus.
“Ne gjithmonë jemi lidhur te krenaria kombëtare, kjo është një tipar shumë i rëndësishëm që nuk e kanë të gjitha kombet. Ne gjithashtu ruajtëm patriotizmin, përfshirë këtu mbrojtjen e drejtësisë por edhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të dobëtit. Këto janë cilësitë më të mëdha njerëzore që çdo ditë i promovojmë edhe me qëndrimet tona në skenën ndërkombëtare”, theksoi Lavrov. Lavrov pranon se nuk do të jetë aspak lehtë të përmirësohen marrëdhëniet me SHBA-të. Ai nuk ka dhënë detaje për takimin që kishte me Blinken ditë më parë./Kosova Post/