Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

    Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

    Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

    Abazoviq sot shkon në vizitë në Serbi, takohet me Vuçiqin

    IKSHPK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i gjatë në diell, mund të keni probleme në organizëm

    Moti sot e nesër

    Deliu reagon për rastet e shumta të sulmeve seksuale, fton qytetarët që të mos heshtin për këtë

    Deliu: I vetmi shqetësim për BE-në duhet të ishte izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës

    Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

    Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

    Kosova pëson humbje nga Malta

    Kosova pëson humbje nga Malta

    Baton Haxhiut i vjen kundërpërgjigja: Eh mos ja psh… logjikën e pisit dhe serbofilit…

    Baton Haxhiut i vjen kundërpërgjigja: Eh mos ja psh… logjikën e pisit dhe serbofilit…

    Lituania goditet me sulme ‘intensive’ kibernetike

    Lituania goditet me sulme ‘intensive’ kibernetike

    Shefi i shtabit të MB: Britania duhet të jetë gati për luftë me Rusinë!

    Shefi i shtabit të MB: Britania duhet të jetë gati për luftë me Rusinë!

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve

    Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    ‘Mbretëresha ime’, kështu e uron Dua Lipa personin më të dashur në 50-vjetorin e lindjes (Foto)

    ‘Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane’

    ‘Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane’

    U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

    U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 28 qershor

    Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë (Video)

    Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë (Video)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 27 qershor

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 qershor

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 qershor

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    Dua Lipa përfundon në gjykatë

    Ndrron jetë poeti i njohur Xhevdet Bajraj

    Ndrron jetë poeti i njohur Xhevdet Bajraj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Botë

Rusia zgjeron praninë ushtarake në Arktik

19 Maj, 2021 14:28
në Botë
Rusia zgjeron praninë ushtarake në Arktik
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë Luftës së Ftohtë, baza ajrore ruse Nagurskoye shërbente thjesht si një pistë për ulje avionësh, stacion meteorologjik dhe një postë komunikimi në arkipelagun “Franz Josef Land”.

Temperaturat në dimër aty arrijnë në minus 42 gradë celsius dhe bora zhduket vetëm nga gushti e deri në mes të shtatorit. Aktualisht, baza më veriore ruse po mbushet me raketa dhe radarë dhe në pistën e saj të zgjeruar mund të ulet çdo lloj avioni, përfshirë bombarduesit strategjikë bërthamorë. Me këtë veprim Moska po tregon muskujt dhe ndikimin në Akrtik mes intesifikimit të konkurrencës ndërkombëtare për burimet e mëdha të rajonit.

Rusia është përpjekur të tregojë influencën e saj mbi zona të mëdha të Arktikut në konkurrencë me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Danimarkën dhe Norvegjinë, ndërsa shkrirja e akullit ofron mundësi të reja për burimet dhe rrugë transporti. Kina gjithashtu ka treguar një interes në rritje për rajonin, që besohet se mban një të katërtën e naftës dhe gazit të pazbuluar të planetit.

Presidenti rus Vladimir Putin ka cituar vlerësime që thonë se pasuritë minerare të Arktikut shkojnë në 30 trilionë dollarë. Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit ka të ngjarë të jenë të larta gjatë takimit të së enjtes të ministrave të jashtëm të vendeve të Arktikut. Takimi mbahet në Rejkjavik të Islandës, ku Moska do të marrë drejtimin me rotacion të Këshillit të Arktikut. “Kemi shqetësime në lidhje me disa aktivitete ushtarake në Arktik”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken të martën, pas mbërritjes në Islandë. Kryediplomati amerikan do të zhvillojë bisedime me tetë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Arktikut.

“Kjo shton rreziqet e aksidenteve dhe llogaritjet e gabuara, si dhe minon qëllimin e përbashkët për një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme për rajonin. Ndaj duhet të jemi vigjilentë për këtë.” Baza ruse, e cila ndodhet rreth 1 mijë kilometra në jug të Polit të Veriut, u ndërtua duke përdorur teknologji të reja si pjesë e përpjekjeve të Kremlinit për të forcuar ushtrinë mes tensioneve në rritje me Perëndimin, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Në vitin 2015, Rusia paraqiti në Kombet e Bashkuara një kërkesë të rishikuar për territore të mëdha të Arktikut, duke pretenduar 1.2 milionë kilometra katrorë të basenit detar, një zgjatim prej mbi 650 kilometrash nga bregu.

Lexo Edhe:

Britania: Rreziku i vërtetë është se Rusia mund të ‘përplaset’ me Evropën dhe më gjerë!

Scholz: Përpara nesh është një periudhë e pasigurt

Medvedev ashpërson gjuhën: Nëse ndonjë vend i NATO sulmon Krimenë do të ketë Luftë Botërore

Ndërsa OKB-ja peshon pretendimet e Rusisë dhe vendeve të tjera, Moska ka thënë se e sheh si të sajën Rrugën e Detit të Veriut, që kërkon autorizim nga Moska për anijet e huaja, që duan të lundrojnë atje. Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë si të paligjshme pretendimet ruse për disa pjesë të rrugës detare. Moska ka bërë të ditur se synon të miratojë procedura të reja për anijet e huaja dhe për të caktuar pilotë rusë si udhërrëfyes përgjatë rrugës detare e cila shkon nga Norvegjia deri në Alaskë.

Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Rusia ka rindërtuar dhe zgjeruar objektet në zonën polare, duke dislokuar mjete mbrojtëse dhe survejimi. Mes shqetësimeve në rritje të NATO-s mbi shtimin e pranisë ushtarake ruse në Arktik, Uashingtoni dërgoi këtë vit bombardues B-1 në Norvegji. “Rritja e pranisë ruse, me më shumë baza në Arktik, ka shkaktuar nevojën për prani më të madhe të NATO-s. Kemi shtuar praninë tonë detare dhe ajrore. Gjithashtu rëndësia e mbrojtjes së kabllove nënujore të transatlantikut që transmetojnë shumë të dhëna”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Gjatë takimit të Këshillit të Arktikut këtë javë në Islandë, kryediplomati rus Lavrov do të zhvillojë bisedime me Sekretarin Blinken, një takim që synon të hedhë bazat e takimit Putin-Biden të planifikuar për muajin e ardhshëm. Zoti Blinken ka theksuar se me ngrohjen e Arktikut me rreth dyfishin e mesatares globale, Rusia ka shtuar përpjekjet për rritjen e pranisë në rajon. “Rusia po shfrytëzon këtë ndryshim me përpjekjet për të ushtruar kontroll mbi hapësirat e reja”, tha zoti Blinken muajin e kaluar. “Po modernizon bazat e saj në Arktik dhe po ndërton baza të reja”.

Zoti Blinken po ashtu vuri në pozitë kryediplomatin Lavrov lidhur me komentet e tij të mëparshme, pasi diplomati rus hodhi poshtë kritikat ndërsa u shpreh se Arktiku “është territori ynë, toka jonë”, siç ishte shprehur ai. “Ne duhet të mbrojmë të gjithë ne, përfshi Rusinë, bazuar në rregulla, bazuar në norma, bazuar në angazhimet që secili prej nesh ka marrë dhe duhen mënjanuar deklarata që bien ndesh me këto”, tha zoti Blinken. Që nga vizita e Presidentit Putin në vitin 2017, baza Nagurskoye është forcuar dhe zgjeruar. Në atë bazë aktualisht strehohet një grup taktik që drejton survejimin elektronik, asetet e mbrojtjes ajrore dhe një bateri të sistemeve raketore kundër anijeve.

Të hënën, zotu Lavrov hodhi poshtë kritikat e Perëndimit për zgjerimin rus në Arktik ndërsa kundërshtoi përpjekjet e Norvegjisë për një prani më të fortë të NATO-s atje. “Ne dëgjojmë ankesa kundër zgjerimit të aktiviteteve ushtarake ruse në Arktik”, tha Lavrov. “Por të gjithë e dinë se është territori ynë, toka jonë. Ne mbajmë përgjegjësi për sigurinë në brigjet e Arktikut, dhe gjithçka bën vendi ynë atje është plotësisht legjitime”, tha kryediplomati rus./VOA

Etiketat: ArktikRusiarusia arktikUshtar rus
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

29 Qershor, 2022
Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

Abazoviq sot shkon në vizitë në Serbi, takohet me Vuçiqin

29 Qershor, 2022
IKSHPK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i gjatë në diell, mund të keni probleme në organizëm

Moti sot e nesër

29 Qershor, 2022
Deliu reagon për rastet e shumta të sulmeve seksuale, fton qytetarët që të mos heshtin për këtë

Deliu: I vetmi shqetësim për BE-në duhet të ishte izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës

28 Qershor, 2022
Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

28 Qershor, 2022

Tjera nga rubrika

Finlanda dhe Suedia do të diskutojnë me Erdoganin për anëtarësimin e tyre në NATO

Finlanda dhe Suedia do të diskutojnë me Erdoganin për anëtarësimin e tyre në NATO

11:38

Presidentja e Parlamentit Evropian: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

Presidentja e Parlamentit Evropian: Sot është ditë historike, duhet t’i liberalizohen vizat Kosovës

10:03

Shembet tribuna në garën e demave, disa të vdekur dhe qindra të plagosur në Kolumbi

Shembet tribuna në garën e demave, disa të vdekur dhe qindra të plagosur në Kolumbi

08:37

Zbardhen diskutimet mes liderëve botërorë, çfarë tha Johnson në samit dhe lëkundjet e Macron(Prapaskenat)

Zbardhen diskutimet mes liderëve botërorë, çfarë tha Johnson në samit dhe lëkundjet e Macron(Prapaskenat)

07:17

Presidentja Osmani nga Singapori: Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës, konfirmohet gatishmëria për bashkëpunim

Presidentja Osmani nga Singapori: Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës, konfirmohet gatishmëria për bashkëpunim

08:42

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.