Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, mbrëmë ka marrë pjesë mori pjesë në Ballon kushtuar ditëlindjes së 249-të të Ushtrisë Amerikane.
Sadriu, si i deleguar i presidentes Osmani në këtë ngjarje, ka shpreh mirënjohjen e thellë për shërbimin e të gjithë ushtarëve amerikan përgjatë viteve në Kosovë dhe anembanë botës për të garantuar paqe dhe siguri për të gjithë.
“Ushtria Amerikane u krijua më 14 qershor 1775 dhe mbajtja e ballos shërben për t’i nderuar të gjithë martirët që dhanë jetën duke shërbyer për vendin e tyre dhe njëkohësisht për të inkurajuar ushtarët e rinj që i bashkangjiten shërbimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Në këtë ballo, e cila u mbajt për herë të parë në Kosovë, të pranishmit ngrenë dolli edhe për nder të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’i shprehur mirënjohjen e ndërsjellë për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve